Tanket “më moderne” rus kanë pësuar lëvizje të “pakontrolluara”, duke i bërë ushtarët të mos mund të kenë kontrollin mbi këto mjete ushtarake në fushëbetejë nga artileria ukrainase.
Bëhet fjalë për tanket T-90 të gjeneratës së tretë që ushtria e Vladimir Putinit i përdor në fushëbetejë – ku shpesh presidenti rus i cilësonte si “më të mirat në botë”
Por pamjet e publikuara më poshtë e dëshmojnë krejt të kundërtën, ku nga goditjet bëjnë lëvizje të pakontrolluara duke u bërë të paafta për luftë.
Ky tank kur goditet nga dronët kamikaz dhe artileria ukrainase, thjesht “sorollaten” dhe në një moment kupola lëviz sikur të ishte lodër për fëmijë.
E një tank i tillë është shkatërruar lehtësisht edhe nga autoblinda amerikane M2 Bradley që SHBA-ja ia dha ukrainasve.
Bëhet fjalë për Bradley amerikan që godet vazhdimisht tankun rus me plumba 25 mm, dhe për pak sekonda e bën të tërin me vrima sikur të ishte i ndërtuar nga letra.