✅Nga sot, në QKUK janë shtuar dy shërbime të reja. Kjo u mundëson qytetarëve që të mos shpenzojnë mijëra euro në institucione shëndetësore private.
🔍 Njëri nga shërbimet e reja është Ultrazëri Endoskopik (EUS) në Njësinë Endoskopike. Ky trajtim minimal invaziv kombinon endoskopinë dhe imazhin me ultratinguj, duke ofruar informacione të detajuara për traktin tretës dhe organet përreth.
💊 Shërbimi tjetër i ri është Kapsula Endoskopike, që mundëson ekzaminim jo invaziv dhe gjithëpërfshirës të traktit tretës. Kjo teknologji e avancuar përdoret kur gastroskopia nuk është e mundur, apo nevojiten imazhe nga zorrët e holla.
👉🏻 Përmes kësaj procedure, profesionistët shëndetësorë marrin imazhe të detajuara të zorrëve të holla, të cilat më parë ishin të vështira për t’u qasur.