Pllatoja e Lakrishtes me oaza të gjelbërimit afër përfundimit!🌳🎋✅
Kemi mbjellë drunj për të ndihmuar ruajtjen e biodiversitetit, përmirësimin e cilësisë së ajrit në lagje, dhe për të krijuar një mjedis më tërheqës estetikisht për komunitetin.
Hapësirat publike siç është pllatoja në Lakrishte, ofrojnë një vend pushimi e socializimi për banorët e qytetit dhe promovojnë një stil jetese më të shëndetshëm dhe aktiv për të gjithë.💚
Vazhdojmë me zgjerimin dhe zhvillimin e hapësirave të gjelbërta në Kryeqytet! 🌳🌿🌷
Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve
Donika Cetta
prishtinaepastërdheegjelbër💚
