Parandalohet Tentim Kontrabanda në Pikë Kalimin Kufitar të Vërmicës

Parandalohet Tentim Kontrabanda në Pikë Kalimin Kufitar të Vërmicës

Një tentim për kontrabandë është parandaluar nga kontrolli doganor në pikë kalimin kufitar të Vërmicës. Gjatë kontrollit të një automjeti, u zbuluan mallra të padeklaruar të fshehura në pjesët e pasme të ulëseve të vozitësit dhe pasagjerit. Këto mallra nuk ishin të dukshme pa u larguar ulëset e përparme të veturës.

Mallrat (kamerat) e zbuluara janë konfiskuar dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura për kundërvajtje.

Related Posts