Parandalohet kontrabanda e mbathjeve sportive në regjionin e Prizrenit
Në regjionin e Prizrenit, Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë identifikuar një automjet të dyshimtë dhe e kanë ndaluar për kontroll. Gjatë kontrollit është zbuluar një sasi prej 350 palë mbathje sportive pa prejardhje, që besohet se janë kontrabanduar në Kosovë përmes rrugëve ilegale.
Përveçse janë kontrabandë, këto mbathje sportive janë marka të falsifikuara, duke shkelur ligjin për të Drejtat e Pronësisë Intelektuale (DPI). Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe është inicuar procedura kundërvajtëse.