Pesë parti të opozitës në Serbi pranuan dërgimin e një letre në adresë të kryediplomatit të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe sqaruan përmbajtjen e saj.
Ata pretendojnë se kanë kërkuar nga Blloku që të sanksionojë vetëm presidentin Aleksandar Vuçiq, aleatët e tij të afërt dhe jo shtetin.
Nënshkruesit e letrës besojnë se Vuçiqi dhe qeveria e Serbisë mbajnë një pjesë të përgjegjësisë për sulmin e armatosur në Banjskë të Kosovës.
Opozita serbe kundërshton vendosjen e masave kundër shtetit, pasi siç thonë, do të rrezikonte Serbinë dhe rajonin dhe do të forconte euroskepticizmin dhe narrativën nacionaliste.
Në letrën dërguar Borrellit përshëndetet kontributi i BE-së në ofrimin e zgjidhjeve në dialog, por vlerësojnë se ato kanë rezultuar të pamjaftueshme.