Njoftim nga Ministrija e Punëve të Brendshme

Të nderuar,

Me datë 12 qershor, në ora 14:30, Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës z. Xhelal Sveçla dhe Ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë z. Taulant Balla do të vizitojnë Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.

Autoritetet kufitare të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë po vazhdojnë së zbatuari marrëveshjen për heqjen e kontrollit kufitar për shtetasit e të dyja vendeve dhe vizita e sotme në Vërmicë ka për qëllim pasqyrimin e avansimit të realizimit të kësaj marrëveshje.

Ftohen mediat të marrin pjesë!

Më shumë: https://mpb.rks-gov.net/f/57/6887/Ftese-per-media

Related Posts