Një qytetar për të shprehur falënderimin e tij për një person që i është gjendur pranë në momentin që ka bërë aksident.

Një qytetar për të shprehur falënderimin e tij për një person që i është gjendur pranë në momentin që ka bërë aksident.

Dy vite më parë N. B., tregon se është përplasur me një automjet në afërsi të fshatit Lin në Pogradec, teksa po udhëtonte për në Tiranë. Nga përplasja ai mbeti i lënduar duke humbur ndjenjat për disa orë.

Në ato momente një qytetar i rastësishëm i është gjetur pranë duke i dhënë ndihmën e parë, dhe ka njoftuar ambulancën për ta dërguar në spital.

Gjatë kësaj periudhe N. B., thotë se vazhdimisht e ka kërkuar për t’i shprehur mirënjohjen për fisnikërinë që tregoi dhe e falënderon publikisht.

“Dy vite më parë u përfshiva në aksident dhe personi në fjalë mu gjend pranë kur kisha humbur ndjenjat. Ai me ndihmoi të përmendem dhe më pas njoftoi ambulancën për të më çuar në spital, por nuk kam mundur ta falënderoj. Nuk kam qenë në një situatë të mirë gjithë këto kohë. E kam kërkuar vazhdimisht, dhe doja që të bëja një falënderim publik për zotërinë. Doja që në shenjë mirënjohje t’i bëj një dhurate dhe të më kontaktojë nëpërmjet jush”, shkruan qytetari.

Related Posts
Lexo më shumë

Të shtëna me armë në Prishtinë

Të dielën në Prishtinë është raportuar që një person ka shtënë me armë. “Është raportuar se i dyshuari…