Momenti i frikshëm kur gazetarit të Top Channel i rrezikohet jeta në Izrael, i drejtohet arma për ta vrarë

Artur Bibes, gazetarit të Top Channel që po ndjek zhvillimet e ushtarëve izraelite në kufi me Gazën, sot iu rrezikua jeta në vijën e parë të frontit të luftës.

Siç tregoi edhe në një lidhje direkte në edicionin e lajmeve në TCH, ai së bashku me kameramanin dhe një gazetar tjetër të cilët kishin hyrë gabimisht në vijën e frontit të parë, u shënjestruan nga ushtarët e Izraelit, që ishin gati të qëllonin.

Për fatin e tyre të mirë, në momentin e fundit para se të shkrepnin këmbëzën e armeve, ata dalluan në jelek shkrimin e gazetarit. Sipas deklaratës së Bibes, ushtarët i shtrinë në tokë, i morën telefonat dhe pajisjet e tyre dhe pasi e verifikuan që ishin gazetarë, i lanë të lirë.

Gazetari tregon se fjalët e ushtarëve ishin këto: E para jeni të çmendur, e dyta jeni shumë me fat sepse edhe mund të kishit vdekur”

Bibe edhe pse në momente frike dhe paniku, ka arritur që të filmojë momentin, kur janë ndaluar nga një tank me ushtarë izraelitë që i kishin drejtuar armët, duke menduar se janë armiku. Në video Bibe dëgjohet gjatë gjithë kohës duke thënë se janë gazetarë.

Related Posts
Lexo më shumë

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐜𝐢 𝐦𝐨𝐫𝐢 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐧ë 𝐜𝐞𝐫𝐞𝐦𝐨𝐧𝐢𝐧ë 𝐞 𝐬𝐡ë𝐧𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝟐𝟏𝟎-𝐭ë 𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐭ë 𝐤𝐫𝐢𝐣𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐭𝐫𝐮𝐩ë𝐬 𝐬ë 𝐤𝐚𝐫𝐚𝐛𝐢𝐧𝐢𝐞𝐫ë𝐯𝐞

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐜𝐢 𝐦𝐨𝐫𝐢 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐧ë 𝐜𝐞𝐫𝐞𝐦𝐨𝐧𝐢𝐧ë 𝐞 𝐬𝐡ë𝐧𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝟐𝟏𝟎-𝐭ë 𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐭ë 𝐤𝐫𝐢𝐣𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐭𝐫𝐮𝐩ë𝐬 𝐬ë 𝐤𝐚𝐫𝐚𝐛𝐢𝐧𝐢𝐞𝐫ë𝐯𝐞 Ministri…