Ministrja Haxhiu dorëzoi dokumentacionin arkivor tek Instituti për Dokumentimin e Krimeve të Luftës në Kosovë

Ministrja Haxhiu dorëzoi dokumentacionin arkivor tek Instituti për Dokumentimin e Krimeve të Luftës në Kosovë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot ka bërë dorëzimin e një pjese të dokumentacionit arkivor të mbledhura në periudhën 2011-2018, tek Instituti për Dokumentimin e Krimeve të Luftës në Kosovë, ku u pranuan nga drejtori Atdhe Hetemi.

Me këtë rast, ministrja Haxhiu tha se tashmë Instituti për Dokumentimin e Krimeve të Luftës po plotësohet me të dhëna që janë grumbulluar nga periudha 2011-2018 si dhe ritheksoi edhe njëherë rëndësinë që ka ky Institut për historinë dhe kujtesën kolektive për vendin dhe qytetarët tanë.

Ministrja Haxhiu shprehu edhe njëherë gadishmërinë për përkrahje dhe bashkëpunim edhe në të ardhmen mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Institutit.

Ndërsa drejtori i Institutit të Krimeve të Luftës, z. Hetemi falënderoi ministren Haxhiu për mbështetjen e vazhdueshme si dhe bashkëpunimin në dorëzimin e dokumenteve të cilat sipas do jenë pjesë e arkivit të përhershëm të këtij institucioni.

Related Posts