Mesiq pret fitoren e Muharrem Salihut në rrugën drejt Parlamentit Evropian

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq ka dalë në mbështetje të fuqishme për kandidaturën e Muharrem Salihut Marco për zgjedhjet parlamentare evropiane.Babai themelues i kombit kroat, mik i shqiptarëve në kohë të mira e të liga, në një video-adresim në Facebook, ka shprehur besimin e tij në fitoren e Muharrem Salihut dhe pret që ai të ndihmojë në thellimin e bashkëpunimit të komunitetit shqiptar me Italinë.  Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet kandidaturën e Marco Salihut për Parlamentin Evropian • KosovaPress

“Kam bashkëpunuar shumë me mikun tim Muharrem Salihun. Ai është dëshmuar si mbështetës shumë i madh për shoqërinë evropiane. Është liberal me botëkuptime dhe është i përkushtuar për bashkëpunim më të madh të komunitetit shqiptar me Italinë. Pres në Parlamentin Evropian që ai të kontribuojë në rritjen e bashkëpunimit me rajonin, sepse pakica kombëtare shqiptare ndodhet gjithandej në rajon është shumë e vlerësuar. Unë pres nga ai të vazhdojë me angazhimet e tij prej liberali dhe të ndihmojë në përmirësimin e bashkëpunimit në të gjithë rajonin tonë”, ka thënë Mesiq.

Related Posts