Ka përfunduar ndeshja mes Kombëtares së Kosovës së femrave dhe asaj të Kroacisë, e vlefshme kjo për kualifikimet e Kampionatit Evropian Euro 2025 të femrave.Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, vashat e Kosovës kanë pësuar humbje 1:0 nga Kroacia, raporton KosovaPress.Fatin në këtë ndeshje e vendosi goli i futbollistes kroate Ivana Rudelic, e cila shënoi në minutën e 58’ për 1:0.
Kosova ishte me një lojtare më pak në fushë, pas përjashtimit me të kuq të Blerta Smailit në minutën e 42’.
Kjo ishte humbja e tretë me radhë për “Dardanet”, duke zënë kështu pozitën e fundit në tabelën e Grupit 4 të Ligës B të këtyre kualifikimeve me asnjë pikë të mbledhur.Në anën tjetër, Kroacia ngjitet në pozitën e dytë në kuotën e gjashtë pikëve, aq sa ka edhe lideri, Uellsi, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.