Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e Martti Ahtisaarit, pakon e të cilit dikur e kundërshtonte me protesta të dhunshme në Prishtinë.
“Jam i pikëlluar për vdekjen e Martti Ahtisaarit, një diplomati i shquar dhe një kampion i paqes, i cili ka kontribuar shumë për sigurinë dhe paqen në rajonin tonë dhe puna e të cilit ka përfshirë të drejtat e forta të pakicave në kushtetutën tonë. Ngushëllimet e mia familjes së tij dhe popullit të Finlandës” shkruan Kurti në Twitter.