Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka bërë të ditur se Kosova është bërë pjesë e Aleancës së Energjisë Përtej Qymyrit.
Rizvanolli në një postim në Facebook shkruan se kështu Kosova përfiton mbështetje në përshpejtim të zhvillimit të energjisë së pastër, qasje në burime financiare e ekspertiza teknike, bashkëpunim në hartim e zhvillim të politikave, si dhe këmbim të informatave e praktikave më të mira.
“Kosova i bashkëngjitet shteteve si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Norvegjia, Republika Çeke, Qiproja, Republika Domenikane e Islanda duke u bërë pjesë e Aleancës së Energjisë Përtej Qymyrit (Powering Past Coal Aliance) sot në #COP28UAE.
Kështu Kosova përfiton mbështetje në përshpejtim të zhvillimit të energjisë së pastër, qasje në burime financiare e ekspertiza teknike, bashkëpunim në hartim e zhvillim të politikave, si dhe këmbim të informatave e praktikave më të mira”