Kongresistja amerikane Lisa McClain, ka thënë se SHBA-ja duhet të qëndrojë pranë Kosovës dhe se çdo agresion kundër Kosovës nga “shtetet e mbështetura nga Rusia është kërcënim ndaj sigurisë globale.
Kongresistja nga partia Republikane ka thënë se Kosova prej kohësh ka qenë aleate e fuqishme e SHBA-së dhe NATO-s.
“Kosova ka qenë prej kohësh aleate e fuqishme e SHBA-së dhe NATO-s, dhe bota e lirë është e përkushtuar ndaj sovranitetit të saj. Çdo agresion kundër Kosovës nga shtetet e mbështetura nga Rusia është i papranueshëm dhe kërcënim ndaj sigurisë globale. SHBA-ja duhet të qëndrojë pranë Kosovës”, ka shkruar McClain në platformën “X”.