Komunikatë për media

Komunikatë për media

UDHËHEQËSIT E AGJENCIVE PËR SIGURI NË KOSOVË MORËN PJESË NË KONFERENCËN E IADLEST NË SHBA

12 qershor 2024

Nga 2 deri 5 qershor, ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari, ushtruesi i Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Kosovës për Forenzik Ilir Kukaj, zëvendësdrejtorët e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Fehmi Hoti dhe Dejan Jankovic, dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor Kushtrim Hodaj, morën pjesë në konferencën vjetor të Shoqatës Ndërkombëtare të Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) në Phoenix, Arizona.
Delegacioni u mbështet dhe u shoqërua nga Programi Ndërkombëtar i Asistencës në Trajnim për Hetimet Kriminale të Departamentit të Drejtësisë (ICITAP), Atasheu Kimberly Riffe dhe koordinatorja e DD-ICITAP Remzije Ibrahimi.
Kjo ngjarje filloi me një prezantim të flamurit të 23 vendeve të përfaqësuara nga mbi 400 pjesëmarrësit në konferencën katër-ditore.
Ushtruesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Forenzik Ilir Kukaj u prezantua si panelist për punëtorinë “Bashkëpunimi Ndërkombëtar në Mbështetjen e Akreditimit të Laboratorëve të Mjekësisë Ligjore”, ku ai artikuloi standardet ndërkombëtare dhe akreditimin që Agjencia e Kosovës së Forenzikes ka dhe vazhdon të ketë.
Përveç pjesëmarrjes në seminarin e mjekësisë ligjore, delegacioni nga Kosova përcjelli dy seminare të paraqitura nga komandantet femra ukrainase mbi mirëqenien/shëndetin mendor dhe shoqatat e grave të zbatimit të ligjit.
Për më tepër, delegacioni në fjalë mori pjesë në trajnime interaktive mbi inteligjencën artificiale (AI), mediat sociale dhe rekrutimin, ndër të tjera.

Related Posts
Lexo më shumë

Njoftim

Njoftim Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI)njofton të gjithë maturantët që për arsye të ndryshme nuk…