Komuna e Junikut Përfituese e Grantit “Mjedis i Pastër”
Komuna e Junikut ka arritur një sukses të rëndësishëm në përmirësimin e kushteve mjedisore, duke u bërë përfituese e grantit “Mjedis i Pastër”. Kryetari i komunës, z. Ruzhdi Shehu, ka nënshkruar përfitimin e këtij granti, i cili synon të rrisë cilësinë e mjedisit në këtë zonë.
Në kuadër të projektit “Granti i Përformancës për Mjedis të Pastër”, komuna e Junikut ka përfituar një sasi të konsiderueshme pajisjesh të reja, të cilat do të ndihmojnë në menaxhimin më efikas të mbetjeve. Pajisjet, të cilat janë blerë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), përfshijnë 28 kontejnerë plastikë me kapacitet prej 1.1 m³ dhe 800 kontejnerë plastikë me kapacitet prej 240 litrash.
Komuna e Junikut do të jetë edhe më e perkushtuar ndaj ambientit, sepse Juniku është një thesar i çmuar natyror ku së bashku me ju qytetarë të nderuar gjithmon do ta mbrojmë natyren dhe ambientin.