Kompanisë së Deminimit të FSK-së i shtohen 11 deminerë të rinj

Kompanisë së Deminimit të FSK-së i shtohen 11 deminerë të rinj

Në kazermën e FSK-së “Lidhja e Prizrenit” në Prizren u mbajt ceremonia e certifikimit të kursantëve të kursit bazik të deminimit, menaxhuar nga instruktorët e specializuar të Kompanisë së Deminimit nën mbikëqyrjen e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes ( KDS), pjesëmarrësit janë trajnuar në identifikimin e mjeteve shpërthyese, efektet e tyre dhe përdorimin e pajisjeve specialistike për punën e deminimit dhe pastrimit të fushëbetejave dhe ata do t’iu bashkohen ekipeve të Deminimit në punën e tyre në terren për largimin e mjeteve të pashpërthyera.
Komandanti i Kompanisë së Deminimit, nënkolonel Zekirja Shkreta ka uruar kursantët dhe instruktorët për përfundimin me sukses të trajnimit duke ofruar mbështetjen e tij duke kërkuar që deminerët e rinj të jenë në nivel të lartë të profesionalizmit për të ndihmuar popullin e Kosovës në largimin e rrezikut nga mjetet e pashpërthyera.

Related Posts