Duket se dita e dytë e Kurban Bajramit ka bërë që të ketë numër të madh të veturave që presin për të kaluar kufirin në Bllacë, për hyrje në Kosovë.
Megjithatë, jo të gjithë shoferët zgjedhin të presin në kolonë. Disa prej tyre nuk njohin as rregullat dhe për të kaluar më shpejtë qarkullojnë edhe te pjesa e autostradës së re, e cila ende nuk është testuar dhe as lëshuar për qarkullim.
Kujtojmë se dita e dytë e Kurban Bajramit në Maqedoninë e Veriut është ditë pune, ngaqë është vetëm festë fetare kurse në Kosovë është ditë jo pune.