Kënaqësi që ditën e fillova me ndërmarrësen e suksesshme nga Vushtrria, znj.Fatbardha Dallku-Bajrami.

Kënaqësi që ditën e fillova me ndërmarrësen e suksesshme nga Vushtrria, znj.Fatbardha Dallku-Bajrami.

Si drejtoreshë e Innovation Academy, ditë më parë përfaqësoi Kosovën në edicionin e këtij viti në EBAN Summit i mbajtur në Tallinn të Estonisë.

Në këtë Samit me më shumë se 500 investitorë të huaj dhe ndërmarrës të fushave të ndryshme u prezantuan vlerat, aftësitë dhe kapaciteti i rinisë së Vushtrrisë, Kosovës dhe i Akademisë njëkohësisht. Gjithashtu u prezantua puna e madhe që po bëhet çdo ditë me këta të rinj dhe rrugëtimi deri tek sukseset që po i shohim çdo ditë nga këta nxënës.

Me shumë kënaqësi, ndërmarrëses së suksesshme, znj.Fatbardha Dallku Bajrami, i ndava mirënjohje për sukseset e arritura!

Related Posts