Një gjykatës në Michigan të SHBA-së është befasuar nga paraqitja e të pandehurit gjatë një seance gjyqësore.
Bëhet e ditur se i pandehuri është shfaqur në seancë në një lidhje të drejtpërdrejtë me telefon, ndërsa ishte pas timonit, përcjell Telegrafi.
Correy Harris, i cili akuzohet për drejtim të automjetit pa patentë, i është bashkuar thirrjes për gjyq në lëvizje.
“Nuk e di pse e bëri këtë”, i tha gjykatësi avokatit të të pandehurit.