Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka marrë pjesë sot në shënimin e 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës. Ambasadori Hovenier ka shkruar se ShBA-ja krenare për mbështetjen ndaj Kosovës për t’u bërë shtet.“Sot, iu bashkua zyrtarëve kosovarë dhe mysafirëve të nderuar për të shënuar 25 vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, duke i dhënë fund fushatës brutale të spastrimit etnik të kryer nga regjimi i Millosheviqit. Shtetet e Bashkuara janë krenare për rolin e rëndësishëm që luajtën, së bashku me aleatët, për të ndalur këto tmerre dhe për të mbështetur të gjithë njerëzit e Kosovës për të realizuar të ardhmen e tyre si një shtet sovran, i pavarur, multietnik dhe demokratik”, ka shkruar Hovenier në platformën X.
Related Posts
Bie nga lartësia autobusi në Itali, të paktën 21 të vdekur
Një autobus u përplas pranë qytetit italian të Venecias pasi ra nga një rrugë e ngritur, duke vrarë…
October 3, 2023
Së paku dy të vrarë në Bruksel, BBC: Dorasi foli arabisht dhe e kreu sulmin “në emër të Zotit”
Dy persona janë qëlluar për vdekje në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, të hënën mbrëma, ka thënë policia. Personi…
October 16, 2023