Haradinaj: Angazhimi për Kosovën anëtare të NATO-s, nuk do të ndalet asnjëherë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ecja përpara e Kosovës do të realizohet nga njerëzit falënderues, që respektojnë dhe qëndrojnë krahas atyre që bashkuan pushkët në Luftën Çlirimtare, Amerikën dhe mbarë botën demokratike.Haradinaj këtë deklaratë e ka bërë në mbyllje të Javës së Dëshmorëve të Hasit.”Hasi iu bashkua Luftës Çlirimtare që nga fillet e saj. Në Has ne gjetëm strehë e votër, por gjetëm edhe shumë bashkëluftëtarë të zotë. Në mbyllje të Javës së Dëshmorëve të Hasit, i përgëzova për ‘Portën e Lirisë’, ku përjetësohen emrat e hasjanëve të rënë në frontet e lirisë, e që me mundin e gjakun e tyre shembën përgjithmonë kufirin që e ndau padrejtësisht Hasin e shqiptarët për dekada”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se Kosova do të zhvillohet nga njerëzit që qëndrojnë krah atyre që i bashkuan pushkët në luftën çlirimtare bashkë me Amerikën.

I sigurova familjet e të rënëve, bashkëluftëtarët, qytetarët e Hasit e veçanërisht gjeneratën e re, se angazhimi ynë për Kosovën e sigurtë, anëtare të NATO-s, nuk do të ndalet asnjëherë. Ecja përpara e Kosovës, përparimi ekonomik e zhvillimi i saj, do të realizohet nga njerëzit falënderues, që respektojnë dhe qëndrojnë krahas atyre që bashkuan pushkët me ne në Luftën Çlirimtare, Amerikën dhe mbarë botën demokratike”, është shprehur Haradinaj.

Related Posts