GTA 6: Loja do të zbulohet me trailerin e 5 dhjetorit

Një nga lojërat më të shumëpritura të një gjenerate është një hap më afër publikimit.

Rockstar Games ka njoftuar se Grand Theft Auto 6 do të zbulohet në një trailer më 5 dhjetor në orën 15:00.

Megjithatë, ende nuk dihet se kur do të dalë vetë loja.

Pavarësisht kësaj, shumë fansa janë të emocionuar dhe postimi i Rockstar në X që njofton lansimin e trailerit ka pasur tashmë 26 milionë shikime në pak më pak se dy orë.

Kanë kaluar dhjetë vjet që kur Rockstar Games publikoi Grand Theft Auto 5, e cila është video-loja e dytë më e shitur ndonjëherë pas Minecraft, pasi ka shitur më shumë se 185 milionë kopje.