Gjeneral Qeriqi mori pjesë në përvjetorin e 25-të të vendosjes së Kampit Bondsteel
Shefi i Stafit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral brigade Ilir Qeriqi, së bashku me Bacën Rifat Jashari, me ftesë të Komandantit të Kampit, kolonel Terry A.Saul, morën pjesë në ceremoninë e 25 vjetorit të vendosjes së Kampit Bondsteel.
Me ketë rast gjeneral Qeriqi, në emër të Komandantit të FSK gjenerallejtënant Bashkim Jashari, uroi kolonelin Saul, duke e falënderuar për partneritetin dhe përkushtimin që tregojnë Ushtarakët Amerikanë, në shërbimin e tyre në Republikën e Kosovës .
Kampi Bondsteel, ka luajtur rol kyç në sigurinë dhe stabilitetin e vendit dhe rajonit, duke u kujdesur për një mjedis sa më të sigurt, gjithashtu ka kontribuar në bashkëpunimin e mirëfilltë që ka Forca e Sigurisë së Kosovës me Ushtrinë Amerikane.