Gjeneral Dreshaj takoi Kolonelin Sabri

Gjeneral Dreshaj takoi Kolonelin Sabri

Komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Hysen Dreshaj, priti në vizitë Kryetarin e Komitetit Përfaqësues të Turqisë, kolonel Sabri Gokhan Karamurse.
Qëllimi i vizitës ishte informimi për aktivitetet e Forcave Tokësore në bashkëpunim me ushtrinë Turke, ku me këtë rast koloneli turk u informua me aktivitetet në kuadër të bashkëpunimit me ekipet turke në Kosove dhe trajnimet e pjesëtareve te KFT-së në Republikën e Turqisë, po ashtu KOMFT në emër të komandantit të FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari e falënderoi kolonelin Turk për përkrahjen e vazhdueshme që po jep ushtria turke për FSK, e në veçanti Forcave Tokësore në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve luftarake.
Koloneli Karamurse e falënderoi Gjeneralin Dreshaj për pritjen, dhe theksoi se mbështetja dhe bashkëpunimi me FSK- në, e në veçanti me Forcat Tokësore do të vazhdoj edhe në të ardhmen, përmes marrëveshjes ndërshtetërore për mbështetje dhe bashkëpunim të ndërsjellë.

Related Posts
Lexo më shumë

𝐓𝐞𝐥𝐞𝐠𝐫𝐚𝐦 𝐧𝐠𝐮𝐬𝐡ë𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝𝐚𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐭ë 𝐢𝐬𝐡-𝐡𝐞𝐧𝐝𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐭, 𝐀𝐳𝐢𝐳 𝐌𝐚𝐤𝐢𝐪𝐢

𝐓𝐞𝐥𝐞𝐠𝐫𝐚𝐦 𝐧𝐠𝐮𝐬𝐡ë𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝𝐚𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐭ë 𝐢𝐬𝐡-𝐡𝐞𝐧𝐝𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐭, 𝐀𝐳𝐢𝐳 𝐌𝐚𝐤𝐢𝐪𝐢 E nderuara familja, Makiqi Me pikëllim të thellë…