Gjatë kohës së qeverisjes së Aleancës u vendosën dinamika të reja në zhvillimin e vendit

Gjatë kohës së qeverisjes së Aleancës u vendosën dinamika të reja në zhvillimin e vendit, nga të cilat përfituan edhe qytetarët e Obiliqit. Bashkë kemi arritur të shënojmë suksese të dukshme që kanë rezultuar në rritjen e mirëqenies dhe zhvillimit në këtë komunë.

Në shënimin e 24-vjetorin e Degës, shpreha falënderimin ndaj secilit koleg që i qëndroi besnik vizionit të Aleancës. Kandidatin për kryetar komune, z. Agim Preniqi dhe strukturat e degës i përgëzova për punën e deritanishme, për energjinë e shfaqur të tyre ne rritjen e degës së Obiliqit.

Në angazhimin tonë për t’i dhënë vendit një qeverisje zhvillimore, një qeverisje të mirë për mësimdhënësin, mjekun, pensionistin, kategoritë e lirisë, policin, ushtarin e secilin qytetar, ne jemi bashkuar në koalicion me Nismën Socialdemokrate, Listën Konservatore dhe Forumin Intelektual E-30. Ky koalicion, që në fillet e tij ka marrë mbështetjen e qytetarëve dhe po shihet si platforma politike më serioze për ta bërë të mundur ndryshimin dhe zhvillimin që i nevojitet Kosovës.

Related Posts