Fshati Olimpik e kthen Prishtinën në qendër ballkanike sportive

Fshati Olimpik e kthen Prishtinën në qendër ballkanike sportive

Prishtina do të jetë kryeqendër ballkanike e sportit më 2030. Lojërat Olimpike Mesdhetare, të drejtën për organizimin e të cilave e fituam vjet, na e garanton këtë status. Kjo e ka bërë të domosdoshëm përshpejtimin e planeve për Kampusin e Sporteve, që merr formën dhe titullin e Fshatit Olimpik.

Në 60 hektarë, hapësirat sportive, ato administrative e afariste dhe akomodimi, janë ndarë në tre shirita që mes vete komunikojnë përmes lëvizjes në këmbë dhe me biçikletë mbi tokë, ndërkaq nëntokë janë parkingjet për makina.

Salla të sporteve të ndryshme, stadiumi qendror dhe fusha të tjera ndihmëse janë të vendosura në qendër të këtij projekti të madh. Në njërën anë janë hapësirat rezidenciale për sportistët dhe në anën tjetër hapësirat administrative, në të cilat mund të vendosen federatat sportive dhe ato afariste, që i japin gjallëri gjithë zonës.

Shumë përtej Lojërave Olimpike, ky kompleks sportiv i jep Prishtinës, qytetit tonë të dashur, dimensionin e munguar të një qyteti të rëndësishëm sportiv në Ballkan. Prishtina e së ardhmes – kryeqytetit i sportit, është përcaktim i yni.

Related Posts
Lexo më shumë

𝐙ë𝐯𝐞𝐧𝐝ë𝐬𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐒𝐲𝐥𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐞𝐥𝐞𝐠𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐢 𝐌𝐌-𝐬𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐅𝐒𝐊-𝐬𝐞 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐮𝐚𝐧 𝐛𝐚𝐳𝐞𝐧 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐚𝐫𝐚𝐤𝐞 𝐧ë 𝐓𝐮𝐫𝐪𝐢 𝐤𝐮 𝐩𝐨 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐔𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢 “𝐄𝐅𝐄𝐒 𝟐𝟎𝟐𝟒”

𝐙ë𝐯𝐞𝐧𝐝ë𝐬𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐒𝐲𝐥𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐞𝐥𝐞𝐠𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐢 𝐌𝐌-𝐬𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐅𝐒𝐊-𝐬𝐞 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐮𝐚𝐧 𝐛𝐚𝐳𝐞𝐧 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐚𝐫𝐚𝐤𝐞 𝐧ë 𝐓𝐮𝐫𝐪𝐢 𝐤𝐮 𝐩𝐨 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐔𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢 “𝐄𝐅𝐄𝐒…