Fillon Kampionati Ballkanik i Shahut “Prishtina Open 2024″

♟Fillon Kampionati Ballkanik i Shahut “Prishtina Open 2024″

120 shahistë nga 16 vende të ndryshme të botës po marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të Shahut “Prishtina Open”.

Kampionati i shahut do të organizohet në 9 raunde sipas sistemit zviceran duke iu përmbajtur rregullave të Federatës Ndërkombëtare të Shahut dhe rregullave të turneut të Unionit Evropian të Shahu.

Në hapjen zyrtare morën pjesë kryeministri Albin Kurti, presidenti i KOK-, Ismet Krasniqi, drejtori për zhvillim në Federatën Ndërkombëtare të Shahut (FIDE), Nigel Short, zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, kryetari i Federatës së Shahut të Kosovës, Armend Budima, përfaqësues të federatave të shahut nga rajoni, shahistë të vendeve të ndryshme, dhe nxënës që po mësojnë shah në kuadër të programit “Sport në shkolla”.

Fjalë rasti mbajtën kryeministri Kurti, presidenti Ismet Krasniqi, Nigel Short nga FIDE dhe kryetari i FShK-së, Armend Budima.

Kampionati që do të zgjasë deri më 20 qershor, është organizuar nga Federata e Shahut të Kosovës nën patronatin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me mbështetjen e FIDE dhe Federatës së Shahut të Ballkanit.

Related Posts