Sulmuesi i talentuar brazilian, Endrick Felipe shpreson ta kalojë gjithë jetën te klubi i tij i ri, Real Madridi, pas transferimit nga Palmeiras.
Endrick do t’i bashkohet Real Madridi këtë verë në para-sezon, pasi t’i mbush 18 vjet.
Ai mund të mos ketë bërë debutimin e tij për Los Blancos, por ai tashmë po parashikon një angazhim të përjetshëm në klub.
“Shpresoj të kem një histori të mrekullueshme me Real Madridin dhe dua ta kaloj gjithë jetën time këtu”, ka thënë Endrick për RTVE.
Në vetëm 17 vjeç, Endrick ka arritur tashmë më shumë nga sa mund të ëndërronte shumica, duke nënshkruar për klubin më të mirë në botë, i cili i pagoi Palmeirasit 60 milionë euro plus bonuse për të siguruar nënshkrimin e tij.
Endrick gjithashtu ka debutuar me Kombëtaren e Brazilit, madje duke shënuar golin e tij të parë pikërisht në stadiumin Santiago Bernabeu.
Së shpejti, ai do të shkojë në Copa America dhe menjëherë më pas, ai do të shkojë në Madrid për të filluar udhëtimin e tij drejt ëndrrës. /LEXOSHPEJT/