Tragjedi në familjen e Naldos, mbrojtësit brazilian, i cili është pjesë e skuadrës së Antalyasporit në Superligën e Turqisë.
Ndërkohë që më parë ka luajtur me skuadra të ndryshme në Itali (Udinese, Bologna), Spanja (Granada, Getafe, Espanyol) dhe Portugali (Sporting), përveçse disa ekipeve në vendlindje.
35-vjeçari ka humbur djalin e tij Davi në moshën 4-vjeçare. Vogëlushi ishte i shtruar në spital prej 40 ditësh në terapi intensive pas një aksidenti me makinë.
Një reagim të dhimbshëm për këtë rast e ka bërë edhe skuadra ku luan Naldo, Antalyaspor.