Një 41-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e këputjes së rripave që e mbanin në kavon “zipline” nga ku po rrëshqiste në parkun Bitto në veri të Italisë. Ghizlane Moutahir 41-vjeçe ka humbur jetën pasi ra prej një lartësi 20 meta pranë liqenit Como, në Itali.
Sipas raportimeve bëhet me dije se 41-vjeçarja, Ghizlane Moutahir, ishte në fund në fund të zbritjes së saj të shpejtë rreth 1.5 km të gjatë, por dëshmitarët thanë se nisi të shfaqte probleme dhe me pas ra nga rripat që e mbanin. Gjithashtu grupe mjekësh nxituan për ti dhënë ndihmën e parë në vendngjarje por ishte e pamundur ta shpëtonin, ndërsa prokuroria tha se ka hapur hetime.
Dy mbesat e Moutahir, të cilat sapo kishin mbaruar zbritjen e tyre në të njëjtën linjë, po filmonin tezen që rrëshqiste me rreth 100 km në orë. Po ashtu qindra njerëz ishin dje në parkun “Fly Emotion”, i hapur në vitin 2011 që është një nga atraksionet kryesore turistike të zonës.
Rrëshqitja varur në kavon “zipline” është një nga atraksionet më të frekuentuara në luginën që përfshin Albaredo, San Marco e Bema. Moutahir po udhëtonte në seksionin mes Albaredo e Bema, dhe thuajse kishte ardhur në pikën e mbërritjes ku pësoi rënien fatale, thanë mediat.
“Hetimet zbuluan se Moutahir kishte ndaluar pak para mbërritjes në fundin e ‘zipline’, kur nisi të lëvizte dhe këmbët i kishin dalë jashtë. Kjo bëri që ajo të humbiste ekuilibrin dhe të binte nga pajisja që e mbante, duke humbur jetën në vend. Gjithashtu është e mundur që ajo të ketë pasur një episod paniku apo ndonjë gjendje të papritur mjekësore, dhe ne po presim rezultatet e autopsisë”, tha policia.
Moutahir ishte me origjinë marokene dhe jetonte në qytezën fqinje Sant’Angelo Lodigiano. Ajo kishte ardhur me familjarët në park ndërsa bashkëshorti i saj Michele kishte ardhur me urgjencë kur mësoi për aksidentin.