Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti dhe nënpresidenti Milaim Kelmendi, kanë marrë pjesë në Asamblenë Gjenerale të Komitetit Olimpik të Evropës, e cila u mbajt në Bukuresht të Rumanisë.
Në Asamble u diskutuan tema të ndryshme që kanë të bëjnë me Lojërat Olimpike Paris 2024, Lojërat Evropiane “Stamboll 2027”, EYOF-i dimëror “Bakuriani 2025”, EYOF-i veror “Shkupi 2025”, dhe shumë tema tjera.
Të pranishmëve iu drejtuan presidenti i EOC-ut, Spyros Capralos, i cili krahas përgatitjeve për Lojërat, foli edhe për Planin Strategjik të EOC-ut 2030.