Diskutohen komentet e pranuara për aktet normative që rrjedhin nga Deklarata e Përbashkët e Zotimit
Ka vazhuar puna e Grupit Punues për hartimin dhe finalizimin e legjislacionit në sektorin e drejtësisë që rrjedh nga Deklarata e Përbashkët e Zotimit mes institucioneve të drejtësisë, në të cilën janë diskutuar dhe adresuar komentet e pranuara gjatë fazës së konsultimeve paraprake.
Në punëtori mori pjesë Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Akademia e Drejtësisë, ekspertët nga OSBE, OPDAT, nga Zyra e BE-së, EULEX dhe shoqëria civile.
Kjo punëtori e radhës mbahet konform Planit të Punës së Grupit Punues dhe rrjedh si domosdoshmeri e identifikuar gjatë fazës së parë të Deklaratës së Përbashkët të Zotimit, Rishikimit Funksional të Sundit të Ligjit, raporteve të ndryshme të BE-së për vendin, opinionit të Komisionit të Venecias si dhe raporteve dhe vlerësimeve të organizatave tjera vendore dhe ndërkombëtare.
Punëtoria për hartimin dhe finalizimin e legjislacionit në sektorin e drejtësisë, do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme.