Dënohet me burg ish-kryebashkiakja socialiste e Libohovës, rezulton jashtë vendit

Ish-kryetarja e Bashkisë Libohovë, Luiza Mandi, u dënua nga Gjykata e Posaccme Antikorrupsion këtë të enjte, me 1 vit burg, duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar dënimi i konvertohet me 8 muaj.

Mandi akuzohej nga SPAK për “Shpërdorim detyre”, lidhur me një kallëzim që u depozitua nga një qytetar, i cili denoncoi faktin që në pronat e familjarëve të tij po zhvillohej një projekt nga Bashkia për zgjerimin e rrugës.

Pas këtij kallëzimi, SPAK sekuestroi projektin dhe konstatoi se nuk është zbatuar procedura e shpronësimit, çka ka sjell dhe dëm ekonomik të familjes kallëzuese në një vlerë prej 362,480 lekë.

Luiza Mandi rezulton të jetë jashtë territorit shqiptar, ndërsa gjyqi ndaj saj është kryer në mungesë.

Related Posts
Lexo më shumë

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐜𝐢 𝐦𝐨𝐫𝐢 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐧ë 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝟐𝟑-𝐭ë 𝐭ë 𝐆𝐫𝐮𝐩𝐢𝐭 𝐭ë 𝐊𝐨𝐧𝐭𝐚𝐤𝐭𝐢𝐭 𝐩ë𝐫 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐔𝐤𝐫𝐚𝐢𝐧ës

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐜𝐢 𝐦𝐨𝐫𝐢 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐧ë 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝟐𝟑-𝐭ë 𝐭ë 𝐆𝐫𝐮𝐩𝐢𝐭 𝐭ë 𝐊𝐨𝐧𝐭𝐚𝐤𝐭𝐢𝐭 𝐩ë𝐫 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐔𝐤𝐫𝐚𝐢𝐧ës Në vijim…