Kryeministri Albin Kurti i ka dal hapur shtetit që ai e udhëheq, Kosovës.
Në vend që t’i jap përkrahje kombëtares së Kosovës që luan sonte kundër Andorrës, Kurti ka vendosur që të shkoj në Shqipëri për ta shikuar ndeshjen e Shqipërisë kundër Çekisë, shkruan Demokracia.com
Duket se Kurti nuk ka mundur pa e shfrytëzuar këtë rast që ta shfrytëzoj “patriotizmin e tastierës” për të fituar “like” dhe të shkaktoj eufori tek militantët e tij.
Nuk është hera e parë që Kurti e mohon dhe i del hapur Kosovës.
Ai e përkrahë Kosovën kur i duhen “liket”, siç bëri para ndeshjes kundër Zvicrës.