Bislimi u takua me Makovec, diskutuan më hollësisht rreth sulmin në Banjskë

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Zëvendës Drejtorin për Evropë i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) të BE-së, Marko Makovec.

Z.Makovec shprehu ngushëllimet e tij për vrasjen me 24 shtator të Rreshterit të Policisë së Kosovës, tashmë Hero i Kosovës, Afrim Bunjakun. Po ashtu, ai vlerësoi lartësisht profesionalizmin, maturinë e menaxhimin e situatës nga Policia e Kosovës.

U diskutua më hollësisht rreth këtij agresioni terrorist, paramilitar e kriminal, ku zëvendëskryeministri Bislimi e informoi z. Makovec rreth detajeve të këtij operacioni që shpërfaqin objektivat e Serbisë me synim në destabilizimin e rajonit.

Gjithashtu në takim u bisedua dhe mbi pritshmëritë në kuadër të agjendës së integrimeve evropiane.

Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se Republika e Kosovës e vlerëson lartësisht iniciativën e Komisionit të BE-së për planin e ri për zgjerim. U theksua dhe se procesi i integrimit evropian duhet të jetë i bazuar në meritokraci dhe të ofrojë instrumentet e barabarta për të gjitha shtetet, me qëllim avancimin e agjendës evropiane e përmbushjen e reformave.

Related Posts
Lexo më shumë

𝐍ë 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐧ë 𝐞 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐩ë𝐫𝐟𝐮𝐧𝐝𝐨𝐢 𝐬𝐞𝐦𝐢𝐧𝐚𝐫𝐢 𝐧𝐣ë𝐣𝐚𝐯𝐨𝐫 𝐦𝐞 𝐭𝐞𝐦ë “𝐏𝐥𝐚𝐧𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐛𝐥𝐞𝐫𝐣𝐞𝐯𝐞, 𝐡𝐮𝐥𝐮𝐦𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐮𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐧𝐚𝐥𝐢ë𝐧 𝐞 𝐤𝐨𝐬𝐭𝐨𝐬”

𝐍ë 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐧ë 𝐞 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐩ë𝐫𝐟𝐮𝐧𝐝𝐨𝐢 𝐬𝐞𝐦𝐢𝐧𝐚𝐫𝐢 𝐧𝐣ë𝐣𝐚𝐯𝐨𝐫 𝐦𝐞 𝐭𝐞𝐦ë “𝐏𝐥𝐚𝐧𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐛𝐥𝐞𝐫𝐣𝐞𝐯𝐞, 𝐡𝐮𝐥𝐮𝐦𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐮𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐧𝐚𝐥𝐢ë𝐧 𝐞…