Arrestohet personi që kërkohej me disa urdhëresa të gjykatës
Vushtrri , 29 Maj 2024
Nga njësitet e Stacionit Policor në Vushtrri, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresa të gjykatës.
Ndaj personit të arrestuar: E.Z., 23 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, kishte katër (4) urdhëresa aktive të lëshuara nga gjykata për veprat penale: Grabitje, Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, Lëndim i lehtë trupor dhe Grabitje në tentativë.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit me burgim në kohëzgjatje gjithsej prej tri (3) vitesh e nëntë (9) muaj.