Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për veprën zjarrvënie të raportuar me datën 10 dhjeto 2023 në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, ku janë përfshirë nga zjarri tri vetura.“Personi i arrestuar: M.Rr, mashkull, 36 vjeç, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Polica po vazhdon punën në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale”, thuhet në një komunikatë të policisë.
Related Posts
Lirohen edukatoret që dyshohet se rrahën trevjeçarin në çerdhen publike të Fushë Kosovës
Janë liruar dy edukatoret që akuzohen se e kanë rrahur një fëmijë trevjeçar në kopshtin “Gëzimi ynë” në…
October 12, 2023