Arrestohet një person dyshuar për veprat penale-kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohet një person dyshuar për veprat penale-kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Vushtrri, 10 qershor 2024

Sot me datën 10.06.2024, Stacioni Policor Vushtrri ka pranuar një informatë se një person i dyshuar kishte kanosur një person duke ekspozuar armen.

Policia ka arritur ta lokalizoj dhe ta arrestoj personin e dyshuar, I. Rr 26 vjeçar, meqë rast si provë materiale i është konfiskuar një armë tyte shkurtër.
Pas përfundimit të procedurës së intervistimit dhe veprimeve tjera policore me vendim të prokurorit, të dyshuarit ne fjalë është caktuar masa e ndalimit policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për dyshimin e kryerjes së veprave penale: ‘Kanosje’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i pa-autorizuar i armëve’.

Related Posts