Këtë të mërkurë rreth orës 15:15, është raportuar një grabitje në një këmbimore në lagjen Tophane, Prishtinë.
I dyshuari ka përdorur një armë zjarri AK-47, ndërsa një qytetar ka reaguar duke qëlluar me armë për të parandaluar grabitjen.
Policia e Rajonit të Prishtinës ka ndërhyrë menjëherë dhe pas disa minutash ka arrestuar të dyshuarin e plagosur në Obiliq.
“Sot rreth orës 15:15, është raportuar për një rast grabitje në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë, me ç’rast i dyshauri ka shtënë me armë zjarri AK-47. Si reagim ndaj të shtënave të të dyshuarit, në përpjekje për të parandaluar grabitjen një qytetar po ashtu ka shtënë me armë zjarri”.
“Pas marrjes së informacionit, zyrtarët e Policisë së Rajonit të Prishtinës kanë dalë në vendngjarje, kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-policore dhe pak minuta pas raportimit të rastit, kanë arrit që në Obiliq të arrestojnë personin dyshuar i cili është i lënduar”, thuhet në njoftimin e PK-së.
I dyshuari sipas njoftimit të Policisë ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia ka sekuestruar veturën dhe armën e përdorur gjatë grabitjes, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.