Arrestohen tre (3) persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rendë”
Pejë, 30 maj 2024
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejё, me datё 29.05.2024 rreth orёs 07:30, ёshtё informuar se nё fshatin Raushiq –Pejё ka ndodhur njё rast vjedhje e rёndё, aty persona tё dyshuar kanё depërtuar me forcё ne dy (2) shtёpi dhe objekte pёrcjellёse te viktimave tё cilёt jetojnë jashtë shtetit.
Tё dyshuarit kanё kontrolluar dhe demoluar dy shtëpitë e viktimave, aty kanё vjedhur vegla pune.
Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit ne vendin e ngjarjёs ka intervistuar dëshmitaret lidhur me kёtё rast.
Pas njё pune intensive tё hetueseve tё Stacionit Policor Pejё, ёshtё arritur tё identifikohen dhe arrestohen tre (3) persona tё dyshuar ( tё mitur), tё njëjtit janё intervistuar nga hetuesit nё prezencën e Prindërve, zyrtarit tё QPS-sё dhe avokatit mbrojtës.
Policia ka sekuestruar nga tё dyshuarit sendet e vjedhura, tё cilat pas procedurave Policore do te ju kthehen pronarëve.
Pas intervistimit dy të dyshuar me urdhër të Prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte ndёrsa i njëri nga tё dyshuarit ёshtё ndaluar pёr 24- orё.