Të dashur fëmijë,
Në këtë ditë të veçantë, 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, dua të ju përcjell urimet më të përzemërta e të falënderoj për energjinë, gëzimin dhe shpresën që sillni në jetën tonë të përditshme.
Ju jeni e ardhmja jonë, e ardhmja e kombit tonë, dhe është obligim i ynë t’u garantojmë fëmijëri të sigurtë e të lumtur dhe të krijojmë mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët pa dallim.
Ministria e Arsimit është e përkushtuar që të krijojë një sistem arsimor që ju mbështet, frymëzon dhe ju ndihmon të arrini potencialin tuaj të plotë. Ne punojmë çdo ditë për të siguruar që shkollat tona të jenë vende të sigurta, gjithëpërfshirëse dhe të pajisura me mjetet më të mira për të mësuar.
Kjo ditë na e rikujton se fëmijët janë pasuria jonë më e madhe dhe se investimi në arsim është investimi më i mirë për të ardhmen.
Angazhimi ynë për avancimin dhe realizimin e të drejtave të fëmijëve nuk do të ndalet.
Do të punojmë shumë për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë fëmijëve dhe për të ndërtuar një shoqëri ku secili fëmijë ka mundësinë të zhvillohet e të kontribuojë në mënyrë të barabartë.
Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve!