Albion Rrahmani tejet i pafat.
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës është lënduar keq në sfidën përballë Andorrës.
Madje, ai lëshoi i përlotur fushën e lojës.
Kjo ngjau në minutën e 65′, atëherë kur në vend të tij u inkuadrua Korenica.
Pas ndeshjes pritet të konfirmohet shkalla e lëndimit, e për ç’gjë shpresojmë të mos jetë diçka serioze.