Pata nderin e veçantë ta pres në zyren time Kryeministrin e vendit, z. Albin Kurti, të cilin e informova për punët dhe projektet e mëdha që po i realizojmë në Podujevë. 📍
E shfrytëzova rastin që edhe ta falënderoj për mbështetjen e pakursyer të ministrive të linjës në realizimin e këtyre projekteve, si dhe e informova për projektet e mëdha kapitale që kemi nevojë për mbështetje në të ardhmen e të cilat nuk mund t’i mbulojmë si nivel lokal. ✅
Bashkëpunimi komunë-qeveri nuk ka qenë asnjëherë më i mirë e më i dobishëm sesa që është aktualisht.