Gjykata braziliane e shpalli fajtor aktorin argjentinas-brazilian, Juan Darthes i akuzuar për përdhunimin e aktores Thelma Fardin në vitin 2009, të dy kanë qenë asokohe pjesë e serialit “Patito Feo”.
Ngjarja kishte tronditur opinionin publik në Argjentinë, dhe aktorja e këtij seriali, zbuloi incidentin një dekadë më vonë, raportojnë mediet e huaja.
Gjykata rajonale në Sao Paolo e dënoi me gjashtë vjet burg aktorin Darthes, për veprën e kryer.
Në dhjetor të vitit 2018, aktorja denoncoi publikisht aktorin Darthes përmes një videoje, përmes secilës akuzoi se i njëjti e kishte përdhunuar në dhomë hoteli në Managua, kryeqyteti i Nikaraguas, në vitin 2009.
Ata kishin qenë pjesë e turneut për serialin ku luanin të dy “Patito Feo”. Në atë kohë, aktorja Fardin ishte 16 vjeçe dhe Darthes 45 vjeç.
Sipas dëshmisë së Fardinit, aktori e ka marrë në dhomë, i ka bërë seks oral dhe e ka dhunuar. Aktorja pohoi se nuk e kishte raportuar më parë ngjarjen për shkak të traumës që pësoi.
“Më në fund drejtësia thotë se ai është fajtor, më në fund drejtësia dëgjon fjalën time dhe më beson”, deklaroi aktorja në një konferencë për shtyp në selinë e Amnesty International në Buenos Aires, së bashku me avokatët e saj. “Falë lëvizjes së madhe të grave munda të flas. Unë arrita të thyej heshtjen dhe të ecja përpara”.
Darthes, emri i vërtetë i të cilit është Juan Rafael Pacifico, i ka mohuar gjithmonë akuzat.
Fardin në serialin e njohur për adoleshentë “Patito Feo”, luante rolin e shoqes së afërt të aktores që portretizonte Patiton.
Në anën tjetër, aktori Darthes portretizonte në këtë serial babanë e Patitos.
Seriali për të rinj “Patito Feo” është mjaft i popullarizuar dhe është transmetuar gjithashtu edhe në televizionet shqiptare.