Aksident pas mesnate. Shoferi humb kontrollin, përplaset me bordurën dhe ndërron jetë
Aksident me vdekje në aksin rrugor Laç-Fushë Mamurras.
Shtetasi me iniciale K. M., dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën ndarëse të rrugës.
“Rreth orës 02:00, në aksin rrugor Laç-Fushë Mamurras, automjeti me drejtues shtetasin K. M., dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën ndarëse të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i automjetit, shtetasi K.M., 43-vjeç, bunues në Bushnesh, Krujë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.
Related Posts
Rashica shënon edhe golin e dytë, Kosova dyfishon shifrat ndaj Andorrës
Është ky goli i dytë i Rashicës ku shënoi në minutën e 70-të. Rezultati i kësaj ndeshje për…
October 12, 2023
Berisha “non grata” në Britani – brenda katër javësh gjykata shpall vendimin
Do të duhet të paktën edhe katër javë të tjera kohë, për të mësuar nëse ish kryeministri Sali…
May 28, 2024
Ambasadori italian në Kosovë: Hapja e urës së Ibrit të bëhet në koordinim me ndërkombëtarët
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu thotë se hapja e urës mbi lumin Ibër duhet të…
June 8, 2024