12 Qershori shënon njërën nga ngjarjet më kulmore të historisë sonë, çlirimin nga regjimi serb.
Është ditë krenarie kombëtare e kurorëzimit të aspiratave shekullore për Liri.
Në këtë çerek shekulli të lirisë sonë, me mirënjohjen më të thellë i kujtojmë të gjithë ata djem e vajza të UÇK-së që kapën armët për ta luftuar pushtuesin. I nderojmë me përulje bijtë dhe bijat e Kosovës që dhanë jetën për Liri.
Në rrugëtimin tonë drejt lirisë dhe çlirimin përfundimtar të Kosovës, përjetë mirënjohës aleatëve tanë strategjikë, vendeve anëtare të NATO-së të udhëhequr nga SHBA.