𝐊𝐨𝐧𝐭𝐢𝐧𝐠𝐣𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐢 𝐅𝐒𝐊-𝐬ë 𝐮 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐪𝐢𝐭 𝐦𝐞 𝐬𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬 𝐭ë 𝐥𝐚𝐫𝐭ë 𝐧ë 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐚𝐫𝐚𝐤 𝐭ë 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭𝐮𝐫 𝐧ë 𝐓𝐮𝐫𝐪𝐢, “𝐄𝐅𝐄𝐒 𝟐𝟎𝟐𝟒”

𝐊𝐨𝐧𝐭𝐢𝐧𝐠𝐣𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐢 𝐅𝐒𝐊-𝐬ë 𝐮 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐪𝐢𝐭 𝐦𝐞 𝐬𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬 𝐭ë 𝐥𝐚𝐫𝐭ë 𝐧ë 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐚𝐫𝐚𝐤 𝐭ë 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭𝐮𝐫 𝐧ë 𝐓𝐮𝐫𝐪𝐢, “𝐄𝐅𝐄𝐒 𝟐𝟎𝟐𝟒”

Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dje. Për dy ditë të zhvillimit të këtij ushtrimi, në mesin 50 delegacioneve të shteteve që përcollën këtë ushtrim, ishte edhe shteti ynë, i përfaqësuar nga zëvendësministri i parë i MM-së, Shemsi Syla, komandanti i KFT-së, gjeneral brigade, Hysen Dreshaj, atasheu ushtarak në Turqi, kolonel Bekim Zejnullahu dhe delegacioni nga Ministria e Mbrojtjes dhe FSK- ja.
Në ditën e dytë të përmbylljes së ushtrimit, u përcoll edhe nga kreu më i lartë i shtetit Turk, presidenti Erdogan dhe delegacioni i tij i lartë, ministri i Mbrojtjes, si dhe delegacione të larta nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse.

Ky ushtrim konsiderohet si ushtrimi më i madh e më gjithëpërfshrës, nga toka, ajri e deti, i zhvilluar në kohë nate e dite, me pjesëmarrjen e 45 shtete të botës, me mbi 12 mijë trupa dhe në përdorimin e armatimit më moderrn e më të sotisfikuar të teknologjisë më të re të industrisë së mbrojtjes së Turqisë.
Në këtë ushtrim, kontigjenti i FSK-së u paraqit me përgatitje të larta profesionale, ku gjatë realizimit pjesëmarrësit vepruan si pjesë e një Task Force të Përbashkët të Kombinuar (CJTF), ku objektivi kryesor i ushtrimit ishte shkëmbimi i experiencës ushtarake, përmirësimi i ndërveprimit dhe mirëkuptimit midis vendeve partnere dhe agjencive që janë pjesë
e ushtrimit.

Ushtarakët tanë arritën të realizojnë me sukses objektivat në të cilat parashihen operacionet më të ndërlikuara me forcat ajrore, në bashkëveprim me forcat komando turke.

Gjatë dy ditëve të ushtrimit, delegacioni i ynë pat rastin të takohej me personalitete të shumta të shtetit turk e të vendeve të tjera.

Në këtë vizitë zyrtare, delegacioni i udhëhequr nga zëvendësministri Syla, vizitoi edhe panairin ku u bë ekspozimi i arritjeve më të larta të teknologjisë së armatimit të kompanive turke, që janë bazë e industrisë së mbrojtjes. Me këtë rast, zëvendësministri Syla u takua me presidentin e Agjensisë së Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Haluk Görgün, drejtori kompanisë Baykar, Haluk Bayraktar dhe përfaqësues të kompanive të industrisë së mbrojtjes që ishin në ekspoziten e industrisë së Mbrojtjes ne kampin ku u zhvillua ushtrimi.

Related Posts